Dy këngëtarët, Albërie Hadërgjonaj dhe Fatmir Sufa

VIP & Spektakël

Surpriza e Albërie Hadërgjonajt, shfaqet krah këngëtarit që 'fundosi' VIP-at në Instagram (Video)

2 Dhjetor 2018, 18:20| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 18:27

  • Share

Kishte disa ditë që kishte lajmëruar daljen e një kënge të re me anë të fotove që publikonte në rrjetet sociale, por surpriza qëndron në këngëtarin me të cilin ka bashkëpunuar Albërie Hadërgjonaj.

Ylli i muzikës shqiptare këtë rradhë ka ardhur në një duet me Fatmir Sufën, i cili është përfolur shumë herë si këngëtari shqiptar më i ndjekur në Instagram. Sufa ka lënë pas të gjithë VIP-at në këtë rrjet social, duke arritur mbi 2 milionë ndjekës.

Klipi i dyshes titullohet “1 shans”, dhe do të publikohet këtë të premte më datë 7 dhjetor. Për momentin shikoni promon e videoklipit, ku Albëria mahnit e veshur me të bardha.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?