Arda Guler dhe mesazhi i Juventusit

Surpriza e hidhur që bëri lëmsh tifozët, Juventusi prezanton Arda Gulerin nga Real Madrid

22 Tetor, 16:01| Përditesimi: 22 Tetor, 16:02

  • Share

Juventusi pësoi një sulm nga hackerat në llogaritë e rrjeteve sociale, duke bërë lëmsh tifozët me zyrtarizimin e Arda Guler nga Real Madrid.

Sipas postimit një nga yjet e ardhshëm të futbollit evropian do ishte pjesë e familjes së Juventusit dhe se janë gati të bëjnë histori së bashku.

“Mirë se erdhe në Juventus, Arda Güler! Ylli i ardhshëm i futbollit evropian është pjesë e familjes Juventus. Jemi gati të bëjmë histori së bashku”, kanë shkruar ata në llogarinë zyrtare në ‘X’ të ‘Zonjës së Vjetër’.

Por klubi bardhezi ka reaguar duke njoftuar se llogaria e Juventusit në gjuhën angleze është hakuar dhe se nuk ka asgjë të vërtet për ardhjen e turkut në Torino.

Faqja e hakeruar

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 23/10/2024 14:45

    AHAHAHA..I GOBBI LO HANNO PRESO IN QUEL POSTO

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?