Rei Manaj

Surpriza Manaj në stërvitjen e Albacete-s: U zgjova në spital duke qarë, tani dua të rikthehem sa më shpejt

8 Janar 2019, 15:01| Përditesimi: 8 Janar 2019, 15:13

  • Share

Në stërvitjen e paraditës së sotme te Albacete ka patur një surprizë. Për herë të parë pas dëmtimit horror është rikthyer Rei Manaj, I cili në pamundësi për t’u stërvitur me grupin ka takuar shokët e skuadrës. Këta të fundit të befasuar nga vizita e sulmuesit shqiptar kanë ndërprerë stërvitjen për ta takuar.

Më pas, Manaj me disa të çara në buzë, me hundën e thyer dhe disa dhëmbë që i lëvizinin në gojë u ndal për të dhënë një intervistë për mediat.

“Jam shumë më mirë pas 4 ditësh. Këtë mëngjes më në fund bëra dush dhe pastrova gjakun që kisha në fytyrë. Kam hundën e thyer dhe disa dhëmbë që më lëvizin. Vazhdoj të jem pak I tronditur, por besoj që është për shkak të traumës.

E konsideroj veten me fat. U zgjova në spital duke qarë dhe nuk dija asgjë. Gjëja e parë që bëra ishte të shikoja videon e dëmtimit dhe pas 5 orëve e kuptova se çfarë kishte ndodhur,
”-tha fillimisht Manaj.

“Më vizituan disa nga futbollistët e Granda-s në spital, nuk mund të fajësoi asnjë për këtë që ndodhi. Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin. Doktorrët në Granada më thanë se duhet të qëndroj 3 javë në shtëpi. Këto 3 dit ndërkohë kam marrë shumë dashuri nga njerëzit në Albacete si dhe nga shumë vende të tjera. Nuk e di ekzaktësisht se kur do të rikthehem, këtë mëngjes pata testet për të vendosur maskën,” - mbylli Manaj.

Rey Manaj kthehet në stërvitje

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?