Maurizio Sarri

Surpriza në Itali, klubi i Serie A gati për të shkarkuar trajnerin! Sarri shihet si pasardhësi

5 Shtator, 19:05| Përditesimi: 5 Shtator, 19:12

  • Share

Maurizio Sarri mund të rikthehet shumë shpejt në stol. Ish-trajneri i Lazios shihet si zëvendësi i Vincenzo Italianos te Bologna. Edhe pse me vetëm tre ndeshje të luajtura këtë sezon në Serie A, Italiano e ka humbur entuziazmin që Motta i dha sezonin e shkuar ekipit, aq sa mediet në Itali shkruajnë se ndeshja e radhës me Comon është jetike për të.

Ish-trajneri i Fiores ka vetëm tre ndeshje në drejtimin e Bolognas, me dy barazime kundër Udineses dhe Empolit, si edhe humbjes së pastër me Napolin. Me klubin që këtë sezon merr pjesë për herë të parë në Champions League, Sarri mund të jetë emri i ri që do drejtojë ekipin.

Gjithçka mund të ndodhë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve dhe sfida e radhës Bologna - Como është deçizive për stolin e Italianos.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?