Gjatë ceremonisë së përcjelljes së Papa Franceskut në Romë, ndërsa mori pjesë Presidenti Begaj dhe të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri, me praninë e tyre shumëngjyrëshe dhe vëllazërore, ceremoniali i Vatikanit kishte një surprizë të bukur për besimtarët ortodoksë shqiptarë. Në podiumin krah patrikut Bartolomeo, klerikëve nga Antiokia, Çekia, Rusia etj, u nderua edhe Kryepeshkopi Joan i Shqiperise, në krahun a majtë, ranë në sy një grup i madh kardinalësh, arqipeshkësh të cilët celebronin meshën përcjellëse bashkë me Dekanin. Mes tyre binte në sy edhe Fortlumturi Joani i Kishës sonë Autoqefale Ortodokse dhe pas tij dhe Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi.
Ceremoniali i kushtuar varrimit të Papa Franceskut parashikonte dy Lutje solemne: E dyta pra, ishte Lutja e kishave orientale, ku Patriarkët dhe arkipeshkët i afrohen arkëmortit, me pamje nga altari dhe recitojnë një lutje të liturgjisë bizantine të të vdekurve.
Në fund, një prej patriarkëve orientalë tymos me temjan dhe përmbyll lutjen me spërkatjen me ujin e shenjtë. Në këtë ceremoni madhështore e mbresëlënëse, prania në tribunë e dy klerikëve shqiptarë të ortodoksisë, që bashkuan zërat e kishave më të rëndësishme botërore në nderimin e një shpirti të rrallë dhe human si ai i Papa Franceskut të pushojë në paqe. Për besimtarët ortodoksë dhe të gjithë ne është një nder dhe një shenjë e mirë.
Komente
