Kombëtarja shqiptare

Surpriza nga Sylvinho, braziliani ndryshon Kombëtaren! Jashtë Balaj dhe Roshi, afrohen Mersinaj dhe Jasir Asani

16 Mars 2023, 20:06| Përditesimi: 16 Mars 2023, 20:07

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë në 27 mars për ndeshjen e parë kualifkuese në Euro 2024. Dueli i Varshavës do jetë edhe i pari për trajnerin e ri të kuqezinjve, Sylvinho. Duket se braziliani ka bërë disa ndryshime nga lista e fundit e Edy Rejas.

Emrat e rinj që do i bashkohen Shqipërisë janë Anis Mehmeti i Bristol City dhe Jasir Asani që luan me Guangiu në Korenë e Jugut. Sulmuesi anësor ka qenë pjesë e moshave me Maqedoninë e Veriut, teksa sipas Supersport do jetë pjesë e kuqezinjve. Edhe Jon Mersinaj, mbrojtësi i Lokomotivës së Zagrebit është pjesë e emrave që Sylvinho do bëjë me dije, me 24-vjeçarin që do zëvendësojë të dëmtuarin Gjimshiti. Andi Hadroj i Partizanit është gjithashtu pjesë e listës.

Sa i takon emrave në "dalje", duket se Odise Roshi dhe Bekim Balaj e kanë mbyllur me Kombëtaren, duke mos qenë pjesë. Të shtunë më 18 mars trajneri do dalë në konferencën për shtyp dhe do bëjë me dije listën e lojtarëve, teksa ekipi kombëtar do grumbullohet të diel për të përgatitur sfidën në transfertë me polakët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brasil: 17/03/2023 08:59

    Sh bukur,vai Sulvinjo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?