Trofeu i Topit të Artë

Surpriza për fituesin, ndryshon sistemi për ‘Topin e Artë’

12 Tetor, 14:26| Përditesimi: 12 Tetor, 14:34

  • Share

Fituesi i trofeut ‘Topi i Artë’ në futboll për vitin 2024 do vendoset më 28 tetor në Paris. Kur ethet po shtohen, tanimë ka një ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.

Siç bën me dije gazetari Mario Cortegana, fituesi i këtij çmimi nuk do ta dijë se është shpallur i tillë deri në momentin e hapjes së zarfit. Kjo është një risi në krahasim me edicionet e kaluara kur fituesi e kishte mësuar paraprakisht se ka fituar çmimin dhe rrjedhimisht kishte dhuruar një intervistë për ‘France Football’.

Vinicius Junior dhe Bellingham të Real Madrid, si edhe Rodri i Man. Cityt janë tre emrat më me peshë që do kërkojnë të ngrejnë çmimin më të madh individual në botën e futbollit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?