Një mural 20 metra i lartë është vendosur në një nga muret e Spitalit Sant'Antonio në Padova, në të cilën paraqitet një burrë dhe një grua të cilët e përqafojnë njëri-tjetrin fuqishëm, për tu tretur dhe shfaqur në forma abstrakte nga beli poshtë.
“Murali përfaqëson historinë e dashurisë midis vëllait tim Casper dhe partneres së tij, Sanne. - tha artisti holandez i rrugës Judith De Leeuw, autor i pikturës dhe një nga 39 artistët ndërkombëtarë që morën pjesë në edicionin e dytë të bienaleve të artit rrugor "Super Walls" që u zhvillua në Padova.
Autori shprehet se Casper dhe Sanne përfaqësojnë familjen e tij dhe theksoi se 8 muajt e fundit ata kanë kanë kaluar një betejë tejet të vështirë kundër kancerit. Pasi Sanne ishte diagnostifkuar me kancertë gjirit në fazën e parafundit. Ata donin të martoheshin por nuk e dinin nëse do të kishin kohë në dispozicion, kështu që ata u martuan menjeherë, pa menduar dy herë. Unë doja t'u jepja atyre diçka të rëndësishme dhe të paharrueshme dhe kjo murale është dhurata ime e dasmës për tan theksoi artisti.
“Kur pashë muralin u befasova dhe emocionet më pushtuan të tërën. Njerëzit kur vuajnë nga kanceri nuk shohin të ardhmen shpeshherë dhe ndonjëherë harrojnë gjërat e mira që ndodhin përreth", komentoi Sanne Esther, nusja që po lufton kancerin e gjirit për gati një vit ".