Teksa kanë përfunduar tre ndeshjet e para të çdo grupi në kampionatin Botëror, është publikuar edhe formacioni më i mirë deri në këtë fazë. Ajo që bie në sy është mungesa e liderit të Argjentinës dhe ylli të Barcelonës, Lionel Mesi. Gjithashtu në këtë listë, nuk ka asnjë lojtar të kombëtares gjermane, të cilët u eliminuan që në fazën e grupeve.
Në portë qëndron gardiani i Danimarkës, Kasper Shmaikel.
Ndërsa mbrojtja përbëhet nga Tripie, Godin, Grankvist, Rodriguez.
Kurse reparti i mesit të fushës formohet nga Kutinjo, Modriç, Lozano dhe treshja e sulmit me Lukaku, Kane, Ronaldo.
Një fakt tjetër i rëndësishëm, bie në sy mungesa e futbollistëve të Gjermanisë, tashmë të eliminuar nga ky kompeticion.
Formacioni:
Në portë: Kasper Shmaikel
Në mbrojtje: Tripie, Godin, Grankvist, Rodriguez
Në mesfushë: Kutinjo, Modriç, Lozano
Në sulm: Lukaku, Kane, Ronaldo