Ronaldinho

Surprizë nga Turqia, Ronaldinho pjesë e një reality show argëtues

24 Shkurt, 17:05
  • Share

Ish-kampioni brazilian i futbollit, Ronaldinho do të mbushë 44 vjeç në mars. Ka kohë që nuk luan futboll, por përkundër kësaj, ai është padyshim një nga yjet më të spikatur të futbollit të të gjitha kohërave

Braziliani gëzon respekt në të gjithë botën dhe me sa duket organizatorët e versionit turk të reality show-t, i njohur si 'Survivor' tani dëshirojnë ta angazhojnë atë si pjesë e formatit.

Ish-ylli i Paris Saint Germain, Barcelonës, Milanit dhe kombëtares braziliane, mes të tjerash thuhet se do të luajë 'tenis futbolli' në shfaqje. Prezantuesi Acun Ilicali e zbuloi këtë çështje në një emision dhe garuesit e tjerë siç pritej ishin shumë të emocionuar, teksa koha do të tregojë nëse ata do të mund të takojnë vërtet yllin e futbollit i cili është ende idhulli i shumë tifozëve në mbarë botën.

Sigurisht që Ronaldinho do fitojë një dorë të mirë të ardhurash duke u bërë pjesë e spektaklit. Ronaldinho doli në 'pension' në vitin 2018. Djali i tij Joao Mendes është 18 vjeç dhe aktualisht po stërvitet në Barcelonë, teksa mbërriti në Spanjë vitin e kaluar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?