Surprizë pas tre vitesh në Krujë, kampioni hungarez thyhet nga shqiptari i Kosovës në garën e ‘Hill Climb’ (VIDEO)

4 Korrik 2023, 12:57| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 14:09

  • Share

Për të tetin sezon me rradhë, përjashtuar vitin e pandemisë 2020, është zhvilluar në Sarisalltik të Krujës gara e Hill Climb me pjesmarrjen e 32 pilotëve. Kjo gara është e vetmja që zhvillohet në Shqipëri dhe e vlefshme për FIA CEZ (zonën e Evropës Qëndrore) ku pas një xhiro provë dhe dy garave renditja e podiumit ishtë:

1.Gazmend Demolli (Kosova) - Koha më e mirë: 2:12.897

2.Laszlo Szasz (Hungari) - Koha më e mirë: 2:14.758

3.Gentjan Shaqiri (Shqipëri) - Koha më e mirë: 2:21.162

Pas tre vitesh fitore radhazi në 2019, 2021 dhe 2022, Szasz thyhet në Krujë nga Demolli. Gentjan Shaqiri debuton në garën e Krujës me Renault Tattuus 2000 duke u renditur në vendin e tretë. Shaqiri është piloti i parë shqiptar që garon në kategorinë më të lartë të kampionatit të FIA CEZ në disiplinën Hill Climb. Në këtë garë morën pjesë 6 garues nga Shqipëria, 14 nga Kosova, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia e Veriut, 1 nga Bosnjë-Hercegovina, 1 nga Serbia dhe 1 nga Hungaria.

Në garë mori pjesë edhe një pilote femër, Arjeta Rysha nga Kosova, e cila garon në Grupin e 5-të të FIA CEZ dhe u nderua edhe me çmimin “Women in Motorsport”.               

Një garë spektakolare që dhuroi emocione dhe spektakël për fansat që e ndoqën nga afër.               

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?