VIDEO/ 'Surprizë' që nuk ndodh çdo ditë! Filmohet në Parkun Natyror Korab-Koritnik rrëqebulli i Ballkanit

21 Dhjetor 2021, 09:06| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 09:17

  • Share

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. Kushdo që arrin ta shikojë dhe aq më tepër ta fotografojë apo filmojë, është me fat, pasi surpriza të tilla nuk ndodhin çdo ditë.

Naim Palushi, mësues nga fshati Zapod i Kukësit  mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij. Indikacione mbi praninë e këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike në nivel global, janë provuar që nga viti 2006 gjatë studimit të kryer nëpërmjet pyetësorëve të realizuar nga PPNEA në fillimet e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri.

Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit të pajisur me një qafore GPS në këtë park, i cili është kapur në Parkun e Mavrovës  në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, që falënderon Naim Palushin për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit!”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?