Xhesika Polo

VIP & Spektakël

Surprizon Xhesika Polo: E bëra që të fitoj lekë

1 Korrik 2018, 10:50| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 11:05

  • Share

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare e njohur për vokalin e saj të fortë në muzikë live. Xhesika Polo sapo ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Vetëm një fjalë”. Teksti është shkruar nga vetë ajo dhe muzikën e ka krijuar i vëllai .

E ftuar në emisionin e “Një kat më lart”, Xhesika është shprehur se kjo këngë ka ardhur si pasojë e dëshirës së saj për të fituar sa më shumë fansa dhe të ardhura.

“Unë me këtë këngë do të fitoj shumë më shumë fansa, shumë më shumë lekë, do të kem mundësi të bëj shumë më shumë këngë që dua, por që duhet investim. Kështu që këtë këngë që bëra, jo për qejfin tim, për publikun”- u shpreh këngëtarja.

Komento

Komente

  • Erik: 02/07/2018 08:43

    Mire ke bere moj xhan, sepse nuk punon kush per qejf, madje dhe ata qe bejne art per para e bejne, por me sa shoh ne Youtube me aq shikime sa ka marre klipi juaj, veshtire t'ia arrish qellimit. Nuk e di ne c'kontekst e ke leshuar kete thenie qe e kam bere per publikun kengen dhe jo per vete, por besoj se ju i perkisni nje zhanri tjeter muzikor dhe kjo kenge eshte komplet gje tjeter nga c'ke kenduar deri me sot. Suksese gjithesesi.

    Përgjigju
  • ben: 01/07/2018 11:04

    po pse habiteni sikur esht cudi. te gjith per lek e bejn ca ka gje te keqe ktu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?