Befason Nard Ndoka, nuk firmos marrëveshjen me Bashën, shkak pozicionimi i tij në listë! Në pritje nëse PDK do futet në koalicion apo do dalë më vetë në zgjedhje

24 Shkurt 2021, 18:43| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 19:17

  • Share

Takimi i Nard Ndokës i PDK-së me kreun e PD, Lulzim Basha sot në selinë blu ka zgajtur më shumë se çdo takim tjetër rreth një orë dhe sipas burimeve të Report Tv ai ende nuk ka pranuar ta firmosë marrëveshjen me Bashën. Sipas burimeve të Report Tv pozicionimi i kryetarit të PDK-së Nard Ndoka në listën përfundimtare për deputet duket se nuk ka qenë pika që ai dhe Basha nuk kanë rëndë dakord.  Ndoka mendohet se ka kërkuar një pozicion më të lartë në renditjen që i ka bërë kryedemokrati dhe përtej diskutimeve të gjata duket se ende nuk kanë gjetur një marrëveshje, pasi  Ndoka është larguar nga PD pa e firmosur atë.

Ndard Ndoka dhe Lulzim Basha kanë rënë më herë dakord për të qenë në koalicion dhe të kandidonte në Shkodër, por duket se nuk kanë folur për renditjen në listë, gjë që ka bërë që sot, në ditën e fundit të afatit për regjistrimin e koalicionit, Ndoka të largohet dhe të mos ketë ende një vendim zyrtar për të se si do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit. 

Emri i partisë së Nard Ndokës ishte në dokumentin e koalicionit "PD-Aleanca për ndryshimi", dokument që tregonte formën e marrëveshjes por ende i pa firmosur nga aleatët, ndërsa nuk dihet nëse kreu i PDK-së do të rikthehet për ta firmosur apo do të dalë i vetëm në zgjedhje. Afati i përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicionit në KQZ është deri në 12 të natës, që pritet të dorëzohet nga Ivi Kaso.


Lajmi kryesor:

Finalizohet koalicioni ‘PD-Aleanca për ndryshim’, Topi firmos në minutat e fundit, dorëzohet në KQZ! Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë! Zbardhet marrëveshja mes PD dhe 12 aleatëve


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?