Sport
Top 24

Surprizon Peruja, mposht Kilin dhe siguron biletën për në finale përballë Brazilit

4 Korrik 2019, 07:48| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 07:49

  • Share

Brazil-Peru do të jetë finalja e Kupës së Amerikës për këtë edicion. Kili humbi në gjysmëfinale me rezultatin e thellë dhe të papritur 3-0 përballë surprizës Peru, që nuk shikohej si favorite.

Golin e parë për Perunë e shënoi Flores në minutën e 21, të dytin Youtun në minutën e 38 pas një gabimi të portierit, ndërsa për të vulosur rezultatin mendoi Gallese duke siguruar biletën për në finalen e madhe.

Ndeshja për vendin e tretë mes Argjentinës dhe Kili do të luhet me datë 6 korrik në orën 21:00, ndërsa finalja me datën 7 korrik në orën 22:00.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?