TIRANË- Dhjetëra qytetarë u mblodhën sërish në protestë në sheshin ‘Skëndërbej në Tiranë, kundër pr.ligjit për surrogracinë dhe martesave të së njëjtës gjini.
"Babai e nëna si dielli dhe hëna", "Familja është dashuria ku lind jeta", këto janë motot kryesore të protesës, ndërsa është thirrur nga disa organizata të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Qytetarët janë kundër përfshirjes në ligj të së drejtës së një gruaje për t’u bërë nënë zëvendësuese, ose siç quhet ndryshe ‘nëna surrogate’.
“Mos destabilizoni konceptin ligjor të familjes”, “Mos cenoni psikologjikisht fëmijët”, Familja siguron të ardhmen e përbashkët”, shkruhet në disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar.
Pas protestës, ata marshuan nga sheshi ‘Skëndëbej’ drejt bulevardit Nënë Tereza. Një ditë më parë, në tubimin e thurrur nga pastori Akil Pano qytetarët firmosën dhe peticionin që kundërshton projektligjin e surrogacisë.
Peticioni kundër surrogacisë, dhe ndryshimeve të abortit apo sterilizimit do të shtrihet në të gjithë vendin, fizikisht dhe online. Më pas, sipas përfaqësuesit e Koalicionit Pro Familjes dhe Jetës do ta dorëzojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë kujtojmë që ky projektligj është në fazën e diskutimit publik, ndërkohë që ka ngjallur një sërë debatesh publike e mediatike, kryesishtë nga komunitetet fetare, por jo vetëm.
Paskan dale ne komente te ndriturit e botes
PërgjigjuPaskan dal arabet ne protest nderkoh qe feja u lejon 7 gra dhe u mohon cdo te drejt femres.
PërgjigjuPaskan dal turko-arabet per te mbrojtur familjen. Ata qe presin njerzit ne qafe !!!!