Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpalljes “non grata” për pesë vitet e ardhshme të gazetares ruse Daria Aslamova, pasi u përpoq të hynte në territorin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla u shpreh se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.
Sveçla tha se Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.
“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ???????? ndërhyrjes në veri të Kosovës.
Sot, nën autoritetin tim si Ministre e Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Asmalovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.
Spiunët rusë vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, u shpreh Sveçla.
Lajmi kryesor:
Kosova shpall ‘non grata’ spiunen ruse, Sveçla: I ndalohet hyrja për 5 vite në territorin tonë
D.GJ/ReportTv.al