Sveçla publikon pamjet e makinës në Leposaviç ku iu vendos eksplozivi: Kur Serbia humbet betejat politike kthehet te terrorizmi

10 Prill, 09:21| Përditesimi: 10 Prill, 17:14

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e makinës në Leposaviç ku i ishte vendosur një eksploziv.

Video mban datën 9 prill 2024. 

Për këtë akt, ai ka fajësuar Serbinë duke thënë se kur Beogradi humbet betejat politike kthehet te terrorizmi.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm. Tendenca për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë vazhdon, por çdo ditë me më pak sukses”.

Ai pohon se “kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha”.

Policia e Kosovës u njoftua dje paradite rreth orës 10:00 për prezencën nën veturë të mjetit të dyshimtë dhe dërgoi atje njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9 dhe EOD të Policisë. Prezent ishin edhe EOD e KFOR-i amerikan.

Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16:20 është larguar nga vendi i ngjarjes.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?