Xhelal Sveçla

Sveçla: Serbisë po i dështon 'shkolla ruse' për destabilizimin e Kosovës

7 Shtator, 21:55| Përditesimi: 7 Shtator, 21:59

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë se ka për synim intensifikimin e agresivitetit të luftës speciale kundër Kosovës duke kombinuar propagandën, operacionet subversive, ofensivën diplomatike përmes metodave të luftës hibride sipas shkollës ruse.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të përpjekjeve destabilizuese serbe kanë acaruar Vuçiq, Vuçeviq, Vulin, Radojçiq, të cilët të dëshpëruar po synojnë ende që “shkollën ruse” për destabilizim ta implementojnë në rajon.

Sveçla ka paraqitur listën e dështimeve të Serbisë duke thënë se ajo do të vazhdojë të rritet derisa Beogradi zyrtar ta kuptojë përfundimisht se sovraniteti i Kosovës nuk mund të cenohet dhe se orientimi euro-atlantik i rajonit, nuk ka kthim.

Dështuan në:

1. Arritjen e qëllimeve politike përmes barrikadave në veri;

2. Sulmin paramilitar/terrorist në Banjskë;

3. Synimet për të nxitur trazira dhe konflikte në komunat në veri, përmes luftës hibride, lajmeve të rreme, inskenimeve dhe fushatave propaganduese;

4. Synimet për të mbrojtur grupet e strukturuara kriminale, për qëllime politike dhe financiare/pastrimin e parave, kultivimin e drogave, trafikimin e armëve;

5. Destabilizimin e Kosovës dhe rajonit përmes trafikimit masiv të armëve në komunat në veri të Kosovës;

6. Synimet e vazhdueshme për inskenim të incidenteve ndaj serbëve (në jug), për ta fajësuar Kosovën, përmes:

- Strukturave të sigurisë së Serbisë;

- Shfrytëzimit të individëve me orientim radikal (fetar) dhe grupeve kriminale në rajon;

7. Fushatat e orkestruara për kinse ‘spastrimin etnik’, ‘krizën humanitare’, ‘sulmet ndaj serbëve’, kërcënimin nga ‘sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë’;

8. Presionet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës pa dallim, me theks të veçantë ndaj qytetarëve serb, përmes represionit të shtetit, strukturave të sigurisë dhe grupeve terroriste/kriminale;

9. Së fundmi, bllokimi i pikave kufitare përmes grupeve ekstremiste, radikale dhe terroriste, të sponsorizuara nga shteti./KosovaPress/

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?