Momente nga ceremonia mortore e Sven Goran Eriksson

Sport

Sven Goran Eriksson përcillet sot për në banesën e fundit

13 Shtator, 10:24| Përditesimi: 13 Shtator, 10:27

  • Share

SUEDI - Sven Goran Eriksson do të do të përcillet sot në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, Torsby. Mëngjesin e së premtes u zhvillua ceremonia mortore në kishën Fryksände të qytetit të vogël suedez, ku pjesëmarrës ishin një sërë personalitetesh nga bota e futbollit.

Në qytet kanë mbërritur emra si David dhe Victoria Beckham si dhe Roy Hodgson. Pranë kishës janë parë edhe dy fëmijët e Sven Goran Eriksson, Lina dhe Johan. Ndërsa në kishë ndodhet edhe babai Sven (95-vjeçar).

Kujtojmë se Sven Goran Eriksson u nda nga jeta më 26 gusht në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Trajneri suedez njihet për drejtimin e klubeve të Benficës, Romës, Fiorentinës, Sampdorias, Lazios, Man. Cityt, Leicester, apo edhe kombëtareve të Anglisë, Meksikës dhe Bregut të Fildishtë.

Sven Goran Eriksson

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?