“Swing marathon”, adhuruesit e Jazz-it bëhen bashkë në Shkodër me një performancë të jashtëzakonshme

28 Prill, 13:39| Përditesimi: 28 Prill, 13:52

  • Share

Treni i "Swing Marathon" mbërriti sërish në stacionin e Shkodrës pas dy viteve mungesë. Udhëtarë ishin adhuruesit e muzikës Jazz që sillnin vitet '40 - '50 me veshjet e tyre. "Andrra n'tren" i dedikohet ditës ndërkombëtare të kësaj muzike që në në Shkodër i ka fillesat në vitet '20.

Fotot tradicionale mbi lokomotivë, Banda Frymore e qytetit, Grupimi i Vespave dhe biçikletave dhe parada ishin disa nga detajet e festës, së cilës iu bashkua edhe Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Atmosfera vijoi më tej në rrugët e qytetit me performancat e deejay-ve ndërsa si pjesë e dekorit qëndronin makinat dhe objektet retro. Në po të njëjtën kohë u zhvillua edhe spektakli me muzikë jazz në teatrin "Migjeni" duke argëtuar të pranishmit deri në orët e vona të mbrëmjes.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 28/04/2024 15:03

    Bravo ju qofte, qytet fantastik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?