Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe ish-e dashura e tij Irina Shayk

Sport
VIP & Spektakël
Bota

Sërish akuza për Cristiano Ronaldon, ish-e dashura tregon arsyen e ndarjes

6 Tetor 2018, 14:03| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 14:06

  • Share

Ditët e fundit futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo është përfshirë në një skandal seksual. Një vajzë 34-vjeçare, Kathryn Mayorga e akuzoi yllin e Juventusit për përdhunim. Mayorga ka deklaruar se Ronaldo e ka përdhunuar pas një nate të gjatë në një club, në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Madje për kete gjë u publikua edhe video ku çifti shihet në ambientet e clubit duke kërcyer dhe argëtuar.

Mirëpo duket se akuzat për Ronaldon nuk kanë të ndalur. Së fundmi ish-e dashura e tij Irina Shayk, ka vendosur të thyejë heshtjen e të tregojë për herë të parë arsyen e ndarjes.

U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma,”- është shprehur ajo.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?