Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi këtë të martë, që departamenti i efikasitetit qeveritar të shqyrtojë subvencionet që kompanitë e CEO-s së Tesla-s, Elon Musk, kanë marrë me qëllim që të kursejnë para. Komentet e Trump vijnë pasi Musk, njeriu më i pasur në botë, ripërsëriti kritikat e tij të hënën për projektligjin gjithëpërfshirës të Trump për uljen e taksave dhe shpenzimet, duke u zotuar të rrëzojë ligjvënësit që e mbështetën atë pasi bënë fushatë për kufizimin e shpenzimeve qeveritare.
“Elon mund të ketë marrë më shumë subvencione se çdo qenie njerëzore në histori deri tani dhe pa subvencione, Eloni ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut. Mjaft me lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të kursente një PASURIE. Ndoshta duhet ta pyesim 'DOGE' ta shqyrtojë mirë dhe me kujdes këtë? PARA TË MËDHA PËR T’U KURSYER!!!”, tha Trump në një postim në Truth Social, duke iu referuar Departamentit Federal të Efikasitetit të Qeverisë.

Në përgjigje të postimit të Trump, Musk, në platformën e tij X, tha "Unë po them fjalë për fjalë PRITINI TË GJITHA. Tani."
Trump më parë kërcënoi të shkurtonte subvencionet dhe kontratat qeveritare të Musk kur marrëdhënia e tyre u shpërbë në një grindje të plotë në mediat sociale në fillim të qershorit për projektligjin e buxhetit, për të cilin analistët jo-partiakë me të cilët u këshillua Reuters, kanë thënë se do t'i shtonte rreth 3 trilionë dollarë borxhit të SHBA-së.
Më pas, teksa po dilte nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan u pyet nga reporterët për mundësinë që Elon Musk të deportohet, pyetje të cilës, Trump iu përgjigj shkurt: Do ta shoh!
Bizneset e Musk përfshijnë kompaninë e raketave dhe kontraktorin qeveritar SpaceX, e cila ka rreth 22 miliardë dollarë në kontrata federale, dhe njësinë e saj satelitore Starlink.//Reuters
Komente

Ne Zgjedhjet e ardhshme Musk do jete president i rradhes
Përgjigju