Politikë
Top 24

Sërish përplasje Fino-Manja/ Deputeti braktis komisionin në mes të mbledhjes (VIDEO)

16 Korrik 2019, 11:03| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 16:28

  • Share

TIRANE - Në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve ka pasur sërish përplasje mes deputetit socialit Bashkim Fino dhe kreut të këtij komisioni Ulsi Manja.

Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite, kërkesë e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Fino: Kjo pikë bie ndesh me ligjin  e pushtetit vendor. Nuk mund t'i vendosi Ministria e Mbrojtjes Bashkisë këtë 8%, jo ta përdorë me vendim të këshillit. tani t'i thuash që fondi e kalon 8% më duket jo korrekte

Manja: Jemi në diskutimin e ligjit për mbrojtjen civile dhe duhet propozim konkret. Nëse ka propozime bëjini por jo të mbërtheheni në diskutime. Kur të zbardhim ligjin duhet të jetë e qartë.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.

Një javë më parë mes tyre pati një tjetër përplasje, në seancën ku ishte i pranishëm edhe avokati i shtetit  Artur Metani.Fino kërkoi informacione mbi çështjen e pallatit të familjarëve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”.

Pas kësaj Fino kërkoi nga Manja të ruajë rendin në seancnë pasi mban statusin e kryetarit e më pas u përfshi në debat me të duke i kërkuar të mos i drejtojë gishtin teksa flet.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aldo: 16/07/2019 13:25

    Xhuxhi e ka harruar futbollin

    Përgjigju
  • Xxx: 16/07/2019 11:43

    E braktisi se do behet presiden i futbollit

    Përgjigju
  • xhuxhi: 16/07/2019 11:08

    Po xhuxhi c,pati???????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?