Politikë

Rama: Më 11 maj ka vetëm 1 fitues, PD merr rezultatin më të keq që nga ‘97! S’kalon dot oqeanin? Në SHBA kam shkuar kur kam pasur punë! A iu hoq non grata bufit? (VIDEO)

22 Prill, 08:23| Përditesimi: 22 Prill, 10:35

  • Share

Nga Gjirokastra ku do të vijojë me takimet për fushatën elektorale, kryesocialisti Edi Rama gjatë komunikimit me ndjekësit tha se më 11 maj ka vetëm një fitues dhe ajo është Partia Socialiste. Për kundërshtarin politik, të cilin prej kohësh tashmë e quan bufi i kënetës, Rama thotë se do të marrin rezultatin më të keq që Partia Demokratike ka marrë ndonjëherë që nga viti 1997.

“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, tha Rama.

Një ndjekës e pyeti sërish nëse e kalon dot oqeanin, ndërsa Rama kishte këtë përgjigje: “Në Amerikë kam shkuar kur kam pasur punë”, ndërsa bufit të kenëtës me ironi i kujtoi pyetjen “Ore ajo non grata a u hoq?”.

“Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë kohë dhe në këtë rrugë drejt finisht ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Meqë ma për, ore a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi i thatë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë në USA apo jo, o pika-pika”, tha Rama.

Në mënyrë kategorike refuzon debat publik me bufin e kënetës (Sali Berisha), për të cilin thotë se prej kohësh është në rrjedhje të lirë.

Për fitoren e PS, Rama iu referohet edhe sondazheve të publikuara në media, një prej tyre vetëm një natë më parë nga një sondazhist i Donald Trump, ku 50%  enjerëzve besonin se vendi ishte në drejtimin e duhur.

"Ta mbyllim këtu sot se ah,edhe sondazhisti i Donald Trump meqë ra fjala, e nxirrte qartësisht siç është e vërteta, që në 11 maj ka vetëm 1 fitues që të jemi të qartë.", përfundoi Rama. 

Ora 09:46
VIDEO/ Debati për fotot nudo, Rama iu përgjigjet kritikëve: Nuk ishin fëmijë! ‘Zhabulanët’ që m’i nxorën, sot bëjnë moralistin dhe më tregojnë se ca është familja

Kryesocialsti Edi Rama iu përgjigjet kritikëve një ditë pasi në një takim me votuesit për herë të parë përmendi edhe historinë e fotos së tij nudo në një plazh në Francë, që iu publikua kur po garonte asokohe si kryebashkiak i Tiranës. Kritikave se foli për foto nudo para fëmijëve, Rama iu përgjigj se e para ato foto në Google janë të mbuluara, e dyta theksoi se ata nuk ishin fëmijë.

Kryesocialisti tha se foto u publikuan nga këto zhabulanët që sot bëjnë moralistin dhe tregojnë se ca është familja.

“Merrte njëri pyeste sondazhistin e Trump, i thoshte ca ndodhte na Amerikë po të dilte presidenti dhe t’i thonte fëmijëve hapini në Google fotot e mua nudo. Domethënë, unë sipas tyre në takimin me votuesit për herë të parë, që po tregoja një histori me Pandi Majkon dhe ishte ai episodi i nxjerrjes së fotove nudo nga këto zhabulanët që bëjnë moralistin dhe na tregojnë edhe se ca është familja. Përmenda që janë në Google. E para në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata. E treta, po mirë mos si ka mundësi, ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral, kur këta çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, shqiptarëve se ca nuk duhet të thotë njeriu, me akuza, me shpifje, me sharje ekstreme, zi nga të katërta anët”, tha Rama.

Ora 09:17
Sondazhet i japin përparësi PS, Rama: Ç'më dëgjuan veshët nga disa individë, nxirrnin konkluzione më çmendurak se tjetri! Të shkosh pas kënetës... 

Kryeministri Edi Rama, në nisje të rubrikës "Sy m'sy", komentoi një sondazh të bërë së fundmi që tregonte se 50% e njerëzve mendonin se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Rama komentoi edhe analizat e bëra, teksa tha se ka dëgjuar çmendurira nga individë, të cilët thoshin se vendi po shkon në autokraci. 

“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane. Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta. O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu.", u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë përmendi si kundërgjigje raportet e BE dhe të organizatave të tjera që vlerësojnë përparimin e vendit në fusha të ndryshme. Rama komentoi edhe kritikat për termin "çyryk" që përdor ndaj burrave, teksa tha se është një opinion që shkon ndaj atyre që besojnë akoma se vendi mund të ecë përparame bufin e kënetës. 

"Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish. Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë. Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyryk, e them në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok. Kjo është ndarje që unë e bëj se është të jesh gjysmak e çyryk që të mendosh akoma se me bufin e kënetës Shqipëria mund të ketë të ardhme dhe qeverisje. Ata janë në gjendje që pasi më hidhen mua përe metaforën time, të thonë se populli është i sëmurë. Po mirë zotërinj të nderuar që si shpjegohet si BE, KE, të gjitha organizatat prestigjioze ndërkombëtare, ata që vlerësojnë financat, luftën kundër korrupsionit, me administratën publike, si shpjegohet që të tëra këto janë konkluzione në drejtimin e duhur. Budallenj janë edhe ata dhe jeni vetëm ju të zgjuar që mblidheni atje, njerëz që s'e dinë kur kanë lexuar librin e fundit, që sajoni, i ktheni në lajme. ”, tha Rama.

Ora 09:14
Rama i përgjigjet komentuesit: Të duket gjë e vogël që sollëm Shqipërinë pranë BE?  Ishte në gropë ku se përfillte njeri

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës "Sy m'sy", i është përgjigjur një komentuesi që e kritikonte për 12 vitet e qeverisjes. Kryeministri i përmendi faktin se Shqipëria është më pranë BE se kurrë, ndërsa renditi edhe investimet që janë bërë në infrastrukturë, arsim apo shëndetësi. 

“Të të them që tash 12 vite e solla bashkë me PS Shqipërinë në pragun e BE, të duket gjë e vogël kjo? Të të them se tash 12 vite e nxorëm Shqipërinë nga një gropë kur nuk e përfillte njeri dhe kemi bërë një vend që respektojmë dhe vlerësojmë të gjithë. Tash 12 vite kemi ndërtuar 450 shkolla të reja dhe 53 spitale. Të të flas për 1 mijë km kombëtare me standarde evropiane nga veriu në jug. 

Prandaj ajo që po diskutoja për sondazhistin e Trump mbrëmë ka një arsye pse shumica e popullit vlerëson dhe mbështet çfarë bëjmë pavarësisht se mund të ketë kritikat e veta. Ka një arsye duhen 10 ditë për të treguar se ça bana, po duhen dhe mbase nuk dalin.”, u shpreh Rama.

Ora 09:07
Rama: Takimet me njerëzit, ‘detoks’ nga ‘helmet’! Me kë të bëj debat? Bufi i kënetës është në rrjedhje të lirë

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live me ndjekësit, tha se e vetmja mënyrë për të bërë një “detoks” nga “helmet” e përditshme janë takimet me njerëzit.

“Jam pak i axhituar se mezi po pres të filloj takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe desintoksikuar nga helmet, që s’i marr që nga fushata e 2009, nuk shoh më televizor, dhe vetëm në raste të caktuara nëpërmjet Youtube që mi çojnë. Edhe at helm totalisht. Duhet detoks. Dhe i vetmi është me njerëzit realë, në jetën reale. Me ata që në fund të ditës vendosin, që çyrykët i quajnë të blerë, të sëmurë, të shitur, administratë dhe ata këtë 11 Maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë mua dhe PS", tha Rama.

Ai përjashtoi edhe mundësinë e një debati publik me Sali Berishën, teksa tha se 'bufi' është në rrjedhje të lirë. Duke iu përgjigj pyetjes së një komentuesi, kreu i qeverisë u shpreh:

“Me kë të bëj debat, me bufin e kënetës? A je në vete? Aq më tepër që bufi është në rrëshqitje e sipër. Çfarë debati?"
 

Ora 09:05
‘A e kalon dot oqeanin’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Ca problemi ke ti, të kanë thënë që unë nuk shkoj dot në SHBA? Ajo non grata e bufit a u hoq?

 

Kryesocialisti Edi Rama në komunikimin me ndjekësit u ndal edhe tek çështja e non gratës së Sali Berishës, duke pyetur me ironi se a u hoq ish-kryeministri nga lista e zezë e SHBA. Rama pati edhe një ‘debat’ me komentuesin, i cili i tha se përse nuk shkon në SHBA, ndërsa kryesocialisti i përgjigjet që në Amerikë ka shkuar kur ka pasur punë.

“Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë kohë dhe në këtë rrugë drejt finisht ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Meqë ma për, ore a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi i thatë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë në USA apo jo, o pika-pika.

Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri. Kur do të besojë njeriu budallëkun, beson budallëkun nuk ke fare çfarë i bën prandaj të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sy e shikojnë apo ata që kanë sy e s’do të shohin”, tha Rama.

Ora 09:05
Rama: Do ta bëja 1 mijë herë më mirë opozitën! Këta dinë vetëm të vetëshkatërrohen, do marrin rezultatin më të keq që nga ‘97

 

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se ata s’dinë të bëjnë opozitë por vetëm të vetëshkatërrohen. Sipas kreut të qeverisë, PD do të marrë rezultatin më të keq më 11 Maj, që nga viti 1997. 

“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, tha Rama.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?