Sylejman Selimi

Kosova & Rajoni

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga ndërpret hetimet ndaj tij

13 Shkurt, 15:56| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:13

  • Share

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar nga të gjitha akuzat dhe se Haga ka ndërprerë hetimet ndaj tij.

Në deklaratën e Selimit për media thuhet se pjesëtarët e UCK-së kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim, ai thotë se e ka dëshmuar edhe gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues.

Njoftimi i plote:

Sot përfundova dëshminë time në Gjykatën Speciale në rastin ndaj z. Thaçi dhe të tjerëve. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues.

Gjatë procedurës pranë Dhomave të Specializuara, kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar.

Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për avokatin tim, z. Artan Qerkini, për këshillat profesionale dhe angazhimin e tij të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të mia gjatë gjithë procesit pranë Dhomave të Specializuara.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?