Berat Gjimshiti ndal goditjen e Kane

Sport

Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë

22 Mars, 11:23| Përditesimi: 22 Mars, 11:25

  • Share

Shqipëria e futbollit u mposht 2-0 nga Anglia në Londër për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës 2026. Mbrëmja e 21 marsit ishte për t'u harruar, ndërsa tanët më 24 mars presin në Tiranë skuadrën e Andorrës për ndeshjen e dytë.

Kompeticion i ri, probleme të vjetra

Pas ndeshjes trajneri Sylvinho tha se i motivioi të tijtë në pushimin mes pjesëve, duke besuar te barazimi. Fakt është se golat shënohen duke goditur portën dhe ekipi ynë nuk e bëri këtë gjë. Në statistikat e faqes së UEFA-s bie në sy se Kombëtarja për 90+5 minuta lojë nuk e goditi portën në asnjë rast.

Edhe në edicionin e fundit në Ligën e Kombeve, ku ekipi ynë zhvilloi një paraqitje zhgënjyese, problemi me goditjet në portë ekzistonte. Edhe pse në një turne të ri, ky problem nuk është ndrequr nga Sylvinho dhe shohim statistika që nuk do duhet të ishin.

Statistikat nga UEFA.com

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?