Adrian Bajrami, mbrojtësi 23-vjeçar që është në pronësinë e Benficas dhe luan këtë sezon si i huazuar te FC Luzern, vendosi të braktiste kombëtaren shqiptare të futbollit dhe të bashkohej me Zvicrën.
Të hënën FSHF njoftoi zyrtarisht këtë lajm dhe në vend të tij është grumbulluar Maldin Kaçurri, talenti i Arsenalit. Mirëpo, largimi i Bajramit për te Zvicra krijon një precedent të rrezikshëm që nuk kishtë ndodhur kurrë më parë. Më herët disa futbollistë kishin refuzuar të bashkoheshin me Shqipërinë, por jo duke qenë më parë pjesë e ekipit.
Rasti i Adrian Bajramit është një kambanë alarmi për mënyrën sesi ne i trajtojmë talentet, pa u dhënë besimin e duhur që ata ta shohin ekipin kuqezi si një shtëpi. Me shumë mundësi edhe për Bajramin vendimi nuk ka qenë i lehtë dhe djaloshi i mbrojtjes duhet të ketë kaluar netë pa gjumë për këtë vendim.
Në fund të ditës ai e pa të ardhmen te Zvicra, paçka se ka qenë kapiteni i ekipit U-21 të Shqipërisë, si dhe ka luajtur tre ndeshje miqësore me ekipin e parë dhe Sylvinhon si trajner. Duke mos marrë asnjë minutë në ndeshjet zyrtare, Sylvinho nuk mundi 'ta digjte' dot Bajramin dhe kështu i la derën të hapur për një largim, që në fund erdhi.
FSHF dhe Sylvinho kapen në befasi
Të premten e kaluar, Sylvinho doli para medieve ku shpjegoi listën me emrat e grumbulluar për duelet kundër Gjibraltarit (miqësore) dhe kundër Letonisë (kualifikueset e Kupës së Botës). Në të ishte edhe Adrian Bajrami, madje Sylvinho u shpreh me superlativa se do i besonte minuta emrave të rinj.
"Lojtarët e rinj? Kemi tre lojtarë që janë nga U-21 dhe nuk i kemi parë 45 minuta të plota në fushë. Adrian Bajrami, Pajaziti dhe Medon Berisha. Do ketë kohë për të tjerët. Për momentin po vlerësojmë këta emra dhe do ketë mundësi për të tjerë", tha Sylvinho.
Pra, deri paraditen e të premtes (29 gusht) Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit nuk ishin në dijeni se Adrian Bajrami i kishte refuzuar. Diçka e tillë ngre shumë pikëpyetje sesi FSHF i trajton emrat e rinj në ekip, aq sa nuk di as kur ata refuzojnë.
Adrian Bajrami krijoi një precedent të panjohur më parë në ekip, duke lënë Kombëtaren pasi ishte pjesë e saj që nga viti 2019 me ekipin U-19. Por ai nuk është i vetmi që ka refuzuar Shqipërinë, pasi në listë është edhe Mërgim Mavraj, që më pas "erdhi në vete" dhe ia doli të mbante edhe shiritin e kapitenit për kuqezinjtë.
Emrat e mëparshëm që kanë refuzuar Kombëtaren: Mërgim Mavraj (kur për të interesohej Gjermania), Mërgim Brahimi, Elvis Kabashi, Fiorin Durmishaj, Marko Molla etj.
Komente

Pergjejsi te madhe ka Silvinjo. Bajrami ka luajtur te gjitha ndeshjet e kampjonatit Svizerjan titullar dhe shum I vlersuar. Sigurisht ka ra ne syt e Svizres dhe i kan ber premtime nese vazdhon keshtu. Nga ana tjeter Silvinjo esht fiksuar me te vjetrit si puna e Ajetit qe ka ber OK por duhet te japesh jape hapesire per te rinjet. Nuk ka faj Bajrami kur tranjeri del dhe thot nuk ka koh per experimentine nderkoh me Lituanin nuk fitojme dot dhe hedh ne fush lojtar 30+ dhe te rinjet nuk marin as ne second ne ndeshje zyrtare. Faji esht i Silvinjos dhe FSHFs
PërgjigjuLere mo se na iku ky, lojtar i madh ky qe ska luajtur nje ndeshje me benfiken, vetem sa per te ngrohur stolin esht. Keshtu qe ska asgje te keqe qe na iku ky.
PërgjigjuFormacioni Copy paste I silvinjos me ngotdhesira.mir ja ka ber QE ka ik.dobren SPÖ e mer.shpendin jo.vazhdon me Zuni.me asanin QE Loz ne iran.po Su DHE mundesi normal do ikin.
PërgjigjuShum mire beri qe u largua Silvinjo trainer Jo kompetent dhe servil i Dukes.