Adrion Pajaziti me topin në zotërim

Sylvinho e afroi në ekipin e parë, mesfushori i Kombëtares dëmtohet dhe mbyll vitin

1 Nëntor, 10:42| Përditesimi: 1 Nëntor, 10:58

  • Share

Mesfushori i Kombëtares, Adrion Pajaziti u dëmtua në sfidën e fundit mes Goricës dhe Istrës, teksa ka mbyllur vitin, pas lëndimit në kofshë. Lëndimi ndodhi që në minutën e 6-të të ndeshjes së Superligës kroate, mes Goricës dhe Istrës, ndeshje e cila përfundoi me fitore 1-0 për ekipin e tij.

Ky është një moment i vështirë për 21-vjeçarin, i cili kishte filluar të aktivizohej rregullisht në mesfushë dhe po tregonte paraqitje të mira, megjithëse ende pa shënuar apo asistuar.

Kujtojmë se Pajaziti ishte surprizë nga Sylvinho në listën e Kombëtares për tetorin. Mesfushori 21-vjeçar është në huazim te Gorica nga klubi i Fulham.

“Fatkeqësisht, kam marrë një dëmtim të kofshës që do të më mbajë jashtë për muajt e ardhshëm. Dashtë Zoti, shpresoj t’ju shoh të gjithëve në vitin e ri edhe më të fortë”, ka shkruar Pajaziti në “Instagram”.

Djaloshi do jetë për të paktën dy muaj jashtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?