Sylvinho dhe Brajan Gruda

Sylvinho e dëshiron në Kombëtare, Liverpool kërkon Brajan Grudën

22 Maj, 11:29| Përditesimi: 22 Maj, 11:31

  • Share

Brajan Gruda, anësori i sulmit të Mainz është dëshira e madhe e Sylvinhos për ta bindur të veshë fanellën e kombëtares shqiptare të futbollit. Djaloshi 19-vjeçar është në fokusin e shumë klubeve, teksa Sport Bild bën me dije se edhe Liverpool, Newcastle dhe Aston Villa janë pas shqiptarit.

Veç Bayer Leverkusen, Dortmund apo edhe Leipzig, për talentin shqiptar janë shtuar klubet e interesuara, çka ka bërë që Mainz të kërkojë më shumë se 9 milionë euro.

Klubet angleze janë të gatshme të paguajnë deri në 20 milionë euro për të, ndërsa Gruda është ylli në rritje i futbollit gjerman. Pjesë e U-21 të Gjermanisë, Gruda nuk u ftua nga ekipi A i Nagelsmann për në Euro 2024 dhe diçka e tillë pritet të shfrytëzohet nga Sylvinho që e do te Shqipëria.

Duket se të gjitha kushtet janë pjekur që Gruda të bashkohet me kuqezinjtë, për një të ardhme më të mirë në futbollin ndërkombëtar. Në sezonin e fundit me Mainz, Gruda luajti në 28 takime dhe ndihmoi ekipin me katër gola dhe tre asiste, duke ndihmuar të tijtë të mbijetojnë në elitën e futbollit gjerman.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?