Simon Simoni

Sylvinho e kishte me vete në Gjermani, Frankfurt huazon Simon Simonin

3 Korrik, 19:59| Përditesimi: 3 Korrik, 20:03

  • Share

Simon Simoni, gardiani i Kombëtares duket se do jetë i huazuar sezonin e ri te Ingolstadt. Eintracht Frankfurt ka besim te shqiptari 19-vjeçar dhe kërkon ta huazojë në një tjetër ekip për t'i dhënë sa më shumë minuta.

Te Frankfurt i kanë ofruar dhe një rinovim të kontratës, ndërsa në anën tjetër kanë arritur marrëveshjen me skuadrën që militon në ligën e tretë të Gjermanisë, në mënyrë që të marrë minuta e të jetë në formë, që edicionin e ardhshëm të jetë një alternativë me potencial për portën e Eintracht Frankfurt.

Gjermanët paguan 600 mijë euro te Dinamo në janarin e 2023 dhe bënë të vetin shtatëlartin duke "blinduar" portën. Pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, Simoni ishte me ekipin edhe në Euro 2024 duke marrë eksperiencë, teksa mbeti jashtë listës finale paçka se u stërvit dhe ishte në çdo moment me ekipin gjatë aventurës gjermane.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 08/08/2024 15:30

    Po c'besim kane kur e kane degdisur ne ligen e trete? Cfare motivimi mund te kete nje 19 vjecar qe vete te luaj ne Bundesliga dhe perfundon ne liga gjysme amatore?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?