Amir Abrashi

Sylvinho e la jashtë Kombëtares, 'Pitbulli' Abrashi vlerësohet në Zvicër

1 Shtator 2023, 17:01
  • Share

Amir Abrashi vijon të bëjë për vete tifozët e Grasshoppers në Zvicër. Kapiteni i këtij ekipi është shpallur "Lojtari i Muajit", në një votim në faqen e klubit, ku morën pjesë mijëra tifozët. "Pitbulli" i mesit të fushës ka lënë me më shumë se 500 vota pas rivalët e ekipit, duke treguar edhe njëherë se është një lider në fushë.

33-vjeçari vuajti një dëmtim pak kohë më parë, çka kushtëzoi edhe trajnerin e Kombëtares Sylvinho që ta linte jashtë listës për kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë dhe Polonisë që luhen më 7 dhe 10 shtator.

Me 50 ndeshje dhe një gol në Kombëtare, Abrashi është lider i padiskutuar edhe në dhomat e zhveshjes së kuqezinjve. Kapiteni i Grasshoppers ka treguar edhe njëherë se ka bërë për vete tifozët, teksa ka një përvojë të madhe me klube si Freiburg, Basel apo edhe Winterthur.

Amir Abrashi

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?