Feta Fetai

Sport

Sylvinho e sheh si 'Modricin e ri', Feta Fetai vendim surprizë! Vendos të kalojë në Emiratet e Bashkuara Arabe

30 Qershor, 13:25| Përditesimi: 30 Qershor, 13:27

  • Share

Mesfushori i Kombëtares, Feta Fetai, ka konfirmuar largimin nga klubi kroat Lokomotiva Zagreb, duke firmosur me një ekip të panjohur për momentin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mesfushori i talentuar i Lokomotivës është larguar nga Zagrebi dhe pritet të vazhdojë karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai i tha lamtumirë trajnerit Nikica Jelavić, shokëve të ekipit dhe punonjësve të klubit dhe shkoi në Shkup, ku vendosi të largohej për në Lindjen e Mesme pasi foli me familjen e tij. Ai luajti 55 ndeshje për Lokomotivën.

“Menaxherët e mi po kujdesen për këtë. Në thelb, kushtet e ofruara janë dukshëm më të mira financiarisht dhe nëse nuk ka komplikime, duhet të nënshkruaj një kontratë në ditët në vijim dhe të shkoj në Emiratet e Bashkuara Arabe", tha Fetai për "Sportske.hr".

Lokomotiva e Zagrebit duhet të marrë një kompensim nga transferimi i Fetait, i cili kaloi në Zagreb nga Rabotniçki dy vjet më parë për 150 mijë euro. I cilësuar si "Modrici i ri", trajneri Sylvinho e grumbulloi me ekipin e parë të Shqipërisë dhe ky vendim duket se është surprizues në këtë fazë të karrierës për 20-vjeçarin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?