Mario Mitaj me fanellën kuqezi

Sylvinho e zbuloi në Kombëtare, ofertë e rëndësishme europiane për Mario Mitaj

24 Dhjetor 2023, 17:51| Përditesimi: 24 Dhjetor 2023, 18:08

  • Share

Mario Mitaj është dëshira e Dinamos së Zagrebit në Kroaci. Mbrojtësi i Kombëtares që luan në gjithë fashën e majtë ka kontratë me Lokomotivën e Moskës deri në verën e 2027, teksa ballkanasit e kanë objektiv mundësisht që në merkaton e janarit, duke dashur të paguajnë vlerën e kartonit që sipas "transfermarkt" vlen 1.5 milionë euro.

"24sata.hr" njofton se 20-vjeçari shqiptar është pikasur nga trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviç. I dalë nga moshat e AEK-ut në Athinë, Mitaj u bashkua me rusët verën e 2022 për 3 milionë euro.

Këtë sezon në Rusi, Mitaj ka luajtur për 16 ndeshje mes Kupën dhe kampionatit dhe në disa përballje ka dalë si lojtari më i mirë. Falë paraqitjeve të mira edhe me Kombëtaren dhe besimit që Sylvinho i dha djaloshit, tanimë Mitaj është dëshirë e një prej shkollave më të mira të futbollit në Ballkan.

10 ndeshje ka luajtur Mitaj me Kombëtaren dhe pritet të ketë besimin e Sylvinhos edhe për në "Gjermani 2024".

Faximile e "24sata.hr"

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?