Shqipëria fitoi dy miqësoret ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024.
Kuqezinjtë kaluan me sukses testet në Hungari duke fituar 3-0 dhe 3-1, me trajnerin Sylvinho që provoi lojtarët në fushën e lojës. Në këto 180 minuta vetëm 4 lojtarë nuk luajtën asnjë minutë. Dy portierët Kastrati e Simoni, mesfushori Amir Abrashi si dhe sulmuesi Mirlind Daku.
Për këtë të fundit përbën një lajm vërtetë shqetësues. Deri para grumbullimit, emri i Dakut përflitej mes balotazhit për formacionin titullar në Europian. Por, këto dy miqësore kanë përmbysur gjithçka.
Një vendim i Sylvinhos që duket se ‘vulos’ fatin e Dakut të cilit i minimizohet shanset për minuta në Europian.