Sylvinho pas ndeshjes me Anglinë

Sport

Sylvinho 'i lumtur' me humbjen: Mund të pësonim 5 gola, vetëm Uzuni sulmon hapësirat

21 Mars, 23:30| Përditesimi: 22 Mars, 00:26

  • Share


Trajneri i Kombëtares, Sylvinho foli pas humbjes 2-0 që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Anglisë në Londër.

“Anglia është një nga kombëtaret më të forta, kanë dy mbrojtësa qendre shumë të fortë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Nuk është shumë e lehtë të vish në Wembli dhe të fitosh, unë punoj për këtë gjë. Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë. Jam shumë i lumtur dhe krenar për gjithë lojtarët që futen në fushë. Nëse nuk shkon në fushë i organizuar, mund të pësosh edhe 5 gola.

Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Në momentin që u fut Broja bëri një punë të mirë. Aty mund të ishim afruar me barazimin, por shënuan golin e dytë dhe ne humbëm. Nëse nuk përgatit mirë ndeshje në 45 minutat e para, përfundon keq. Kishim vështirësi për t’i bërë presing kundërshtarit. Vetëm Uzuni mund të sulmojë hapësirat. Kemi gabuar në pasimin e parë për të dalë nga zona. Në momentin që del nga ky presing që bëjnë anglezët, mund të rrezikosh. 

Nga krahu tjetër është një kundërshtar, një skuadër teknikisht fantastike, shumë shumë e fortë. Ishte e vështirë për mbrojtësit e krahut, Aliji po luan si qendër, jo krahu te Dinamo. Por te ne e ka bërë shpesh krahun, dua t’i bëj komplimente sepse ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe Balliu i cili ka ardhur pa luajtur shumë minuta, i duhej të përballonte Rashford”, tha Sylvinho.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'


S.Dh/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?