Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Sport

Sylvinho i pavendosur në dy pozicione, Manaj - Uzuni rivalitet për një fanellë! Ismjali ndjen shqetësime, formacioni në 'Wembley'

19 Mars, 08:35| Përditesimi: 19 Mars, 10:22

  • Share

TIRANË - Pas stërvitjes së mëngjesit të sotëm, Kombëtarja e futbollit do niset drejt Londrës. Shqipëria luan kundër Anglisë të premte në orën 20:45, sfidë kjo debutuese në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe duke u nisur nga kjo shprehje, Sylvinho dhe gjithë stafi teknik kërkojnë të befasojnë një ndër skuadrat më me vlerë në botë. Mirëpo trajneri ka disa dilema për formacionin, kjo nisur edhe nga gjendja e futbollistëve.

Në prapavijë Ismajli nuk ka minuta dhe vjen nga një dëmtim, teksa ndjeu shqetësime në stërvitjen e fundit. Marash Kumbulla kreu sërish i vetëm ushtrime në palestër. Dilema është edhe për sulmin, pasi "pykë" mund të luaj Manaj, por edhe Uzuni paçka se jep më shumë në krah mund ta mbulojë rolin.

Broja me vetëm dhjetë minuta në këmbë në tre muajt e fundit dhe me një rikthim nga lëndimi duket se do e ketë të vështirë ta nisë ndeshjen në "Wembley".

Porta është për Strakoshën, mbrojtja për Balliun, Ajetin, Gjimshitin dhe Alijin. Mbrojtësi i Dinamos është i vetmi për fashën e majtë të mbrojtjes. Asllani dhe Ramadani do jenë diga para mbrojtjes, ndërsa fantazia kërkohet nga Asani dhe Bajrami, për t'i lënë liri veprimi dhe kërkim hapësire Laçit, që mund të kërkojë thellësinë, por edhe mund të jetë një shkatërrues që në nisjen e sulmeve kundërshtare.

Maja e sulmit pritet të jetë e Manajt, por nuk përjashtohet mundësia e një surprize, kjo duke nisur edhe nga forma që do tregojnë lojtarët në stërvitje. Data 21 mars do jetë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, që në gjashtë takime kundër Anglisë kanë po kaq humbje në histori dhe kërkojnë të thyejnë tabunë.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Balliu, Ajeti (Kumbulla), Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani; Asani, Laçi, Bajrami; Manaj (Uzuni) Trajner: Sylvinho

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Obrigado: 19/03/2025 08:51

    Nuk ke sulmues të talentuar,s'kanë as talent as 'Kaptinë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?