Leon Avdullahu

Sport

Sylvinho 'i rrëmben' mesfushorin Zvicrës, fton për herë të parë në Kombëtare lojtarin e Bundesligës

24 Gusht, 13:40| Përditesimi: 24 Gusht, 13:47

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan më 4 shtator një miqësore në Gjibraltar, e para me këtë shtet në histori, ndërsa më 9 shtator në 'Arenën Kombëtare' të Tiranës kuqezinjtë presin Letoninë për duelin e grupit K kualifikues në Kupën e Botës.

Trajneri Sylvinho pritet të sjellë risi në ekip, kjo pasi një ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbërritur në adresën e mesfushorit Leon Avdullahu. 21-vjeçari ka lindur në Solothurn të Zvicrës dhe ka luajtur gjashtë ndeshje me ekipin U-21 të helvetëve.

Tanimë topi është në fushën e mesfushorit me tipare mbrojtëse, pasi Sylvinho e ka në listën e grumbullimit që do fillojë më 1 shtator. Mesi i fushës është pika nevralgjike e ekipit dhe braziliani kërkon të zbulojë emra të rinj, pse jo të tipit 'alla-Juljan Shehu'.

Kush është Leon Avdullahu

I lindur në Zvicër, 21-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Basel që në vitin 2019 dhe hap pas hapi ka kaluar nga një grupmoshë te tjetra. Vera e 2023 e pa atë që në moshën 19-vjeçare të firmoste me ekipin e parë dhe për dy sezone vlera e tij të treg të kapte shifrat e 10 milionë eurove. Këtë verë Hoffenheim në Bundesligë i besoi dhe për 8 milionë euro bindi Baselin ta linte të lirë, me kontratën e re në Gjermani që është afatgjatë.

Me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Leon Avdullahu ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, por jo me ekipin e parë.

Është momenti i mesfushorit për të përzgjedhur se cilin ekip do përfaqësojë, ndërsa ai ka marrë ftesën zyrtare nga Sylvinho dhe gjithashtu Hoffenheim është njoftuar për diçka të tillë. Duket se mesfushori është kontaktuar edhe nga Kosova dhe Zvicra për të qenë pjesë e ekipeve të para.

Leon Avdullahu me topin në pozicion goditës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fantastik: 24/08/2025 13:54

    Lojtar fantastik Leon Avdullahu , shume lajm i mire ne shtator Shqipëria ka Ndeshje shume te rendesishme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?