Cristian Shpendi

Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali

23 Nëntor, 21:39| Përditesimi: 23 Nëntor, 21:52

  • Share

Cristian Shpendi ka shënuar golin e nëntë sezonal me Cesenan në Serinë B në Itali. Për javën e 14-të të kampionatit, Cesena barazoi 1-1 kundër Reggiana. Në fillim ishin miqtë që kaluan në epërsi me Pettinari në minutën e 56-të, ndërsa Shpendi barazoi në minutën e 65-të.

Goli i nëntë sezonal për 21-vjeçarin e Kombëtares që ende nuk është thirrur nga ekipi A kuqezi. Për Shpendin ka interes nga klubet 'big' në Serie A, me Fiorentinan që është gati të ofrojë 10 milionë euro për shërbimet e tij.

Edhe pse ndër goleadorët e Serie B për të dytin vit radhazi, Shpendi ende nuk e ka marrë një ftesë nga Sylvinho, duke luajtur vetëm me ekipin U-21.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?