Diant Ramaj

Sylvinho mund ta ftojë në Kombëtare, Diant Ramaj shkëlqen mes shtyllave te Ajax! Kuqezinjtë rivalizojnë Gjermaninë

15 Dhjetor 2023, 12:07| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 12:09

  • Share

Ka lindur në vitin 2001 në Stuttgart dhe është vetëm 22 vjeç, por Diant Ramaj po bën mirë si titullar mes shtyllave të Ajaxit në Holandë. Gardiani me origjinë shqiptare la Eintrachtin e Frankfurtit verën e 2023 dhe u bashkua me gjigantin holandez, duke zënë vendin në portë.

Edhe pse klubi nga Amsterdami i bëri një nisje katastrofale sezonit, dje ata mundën në shtëpi 3-1 AEK e Athinës dhe u renditën të tretët në grupin e Europa League, për të vijuar garën në Conference League.

Një ndër lojtarët më të mirë dje ishte edhe Diant Ramaj, portieri që bëri një pritje fantastike në pjesën e dytë duke mbajtur në lojë të tijtë. 5 milionë euro i kushtoi Ajaxit blerja e tij në verë, teksa gardiani është pjesë e Gjermanisë U-20 dhe ka luajtur tre takime.

Mediet gjermane bëjnë me dije se Julian Nagelsmann e ka në plane për në ekipin e parë, për të zënë vendin e Ter Stegen, ndërsa djaloshi ka të gjitha mundësitë të jetë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, pasi nuk ka luajtur në ekipin e parë me gjermanët.

Duket se Sylvinho ka pikasur talentin e ri që këtë herë vjen për në portë, teksa gjasat që Ramaj të veshë fanellën kuqezi ekzistojnë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?