Sylvinho

Sylvinho në garë për 'Trajnerin e Vitit', rivalizon Deschamps dhe Scalonin

12 Dhjetor 2023, 21:59| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 22:00

  • Share

Dërgoi kombëtaren e Shqipërisë në finalet e një Evropiani për herë të dytë dhe trajneri Sylvinho duket se po shijon frytet e një pune të gjatë dhe të vështirë. Braziliani 48-vjeçar është përzgjedhur nga "Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll" në mesin e 20 emrave për të marrë çmimin e "Trajnerit të Vitit".

Sylvinho është në mesin e emrave të shquar të trajnerëve të kombëtareve. Mes më të njohurve përmendim Didier Deschamps, Roberto Martinez, Marcelo Bielsa dhe Lionel Scaloni, me këtë të fundit që shpalli Argjentinën kampione të botës në "Katar 2022".

Kështu emri i trajnerit të Kombëtares është në garë për të marrë çmimin si trajneri më i mirë për 2023, që do jepet në bazë të performancës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?