Odise Roshi

Sylvinho nuk e konsideroi për në Kombëtare, Odise Roshi i përgjigjet me gol në Turqi (VIDEO)

20 Mars 2023, 19:59| Përditesimi: 20 Mars 2023, 20:00

  • Share

Odise Roshi ka shënuar në Ligën e Parë turke. Sakaryaspor, skuadra e fierakut fitoi 2-1 në shtëpi me Bodrumspor për javën e 27-të në kampionat, teksa shqiptari gjeti golin e parë të sfidës.

Në minutën e 43-të të ndeshjes, Roshi mori një pasim final nga Nalepa dhe e ndali pas krahëve të portierit. "Raketa" u tregua i zgjuar dhe me një prekje të lehtë mposhti Sousan për avantazhin e vendasve. Në fund tri pikë për Sakaryaspor, me fierakun që bëhet sërish protagonist.

Pas 70 ndeshjeve me Kombëtaren, Roshi nuk u ftua nga trajneri i kuqezinjve, Sylvinho. Duket se sulmuesi anësor i ka dërguar "sms" brazilianit me gol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?