Sylvinho, Doriva dhe Pablo Zabaleta

Sport

Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League

23 Janar, 09:13| Përditesimi: 23 Janar, 09:17

  • Share

Trajneri Sylvinho dhe stafi i ekipit kombëtar kanë nisur një tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë që aktivizohen në klubet europiane.

Stafi kuqezi me në krye trajnerin kanë udhëtuar dje drejt Çekisë ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga 0-1 Inter, të zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”.

Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezi të cilët luajnë për këto skuadra, Kristjan Asllanin, Qazim Laçin e Indrit Tucin teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares si edhe për kualifikueset e Botërorit. Si Asllani ashtu edhe Laçi luajtën nga minuta e parë dhe ishin ndër më të mirët për skuadrat e tyre, me Kristjanin që triumfoi në fund.

Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me ta. 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?