BRAZIL - Trajneri i Kombëtares, Sylvio Campos Mendes Junior është në vendlindje me pushime. Braziliani duket se po përgatitet për kualifikuese të forta Botërori me Shqipërinë, aty ku shorti e vendosi ekipin tonë në Grupin K kundër Anglisë, Serbisë, Letonisë dhe Andorrës.
Sylvinho po kalon momente me familjen dhe është e bija që e ka "spiunuar" duke i nxjerrë pamje nga pushimet. Trajneri është duke u marrë me aktivitet fizik dhe duket në formë për të bërë planin për kualifikueset e Kupës së Botës.
Kuqezinjtë do ta nisin rrugëtimin në transfertë ndaj Anglisë. Ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 21 mars 2025, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.