Sylvinho me presidentin dhe drejtorin e Barcelonës

Sport

Sylvinho 'pikaset' në ndeshjen e Champions League, takon drejtuesit e Barcelonës

10 Prill, 15:30| Përditesimi: 10 Prill, 15:33

  • Share

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho) ka ndjekur nga stadiumi fitoren 4-0 të Barcelonës kundër Dortmundit në çerekfinalet e Champions League të mërkurën e 10 prillit.

Pesë vitet e kaluara në klubin katalanas dhe tetë trofetë e fituara si futbollist kanë lënë gjurmë te braziliani, që ka bërë shumë miq në Spanjë. Përtej rëndësisë së ndeshjes, Sylvinho ka pasur një takim të përzemërt me presidentin e klubit, Joan Laportan, drejtorin sportiv Deco dhe zyrtarë të tjerë që janë edhe miqtë e tij.

Padyshim nuk mund të anashkalohej puna e Sylvinhos te Shqipëria, ndërsa vetë trajneri është shprehu i lumtur për vizitën në Barcelonë.

"Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kthehem në Barcelonë. Sot (dje) pata mundësinë të shihja sërish miq të shkëlqyer dhe të shikoja fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Borussias së Dortmundit në Ligën e Kampionëve", shkruan shqiptaro-braziliani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?