Sport

Sylvinho, trajneri që na mungonte! Braziliani emocionon pas fitores dhe mbledh ekipin: E merituat, kthehuni duke ëndërruar

21 Qershor 2023, 09:59| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 10:08

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë me Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit E kualifikues të Europianit 2024, që do zhvillohet në Gjermani.

Pas fitores dhe gjashtë pikëve në tre ditë, kuqezinjtë e kanë pasur legjitime festën në dhomat e zhveshjes. Me këngë dhe duke "ngacmuar" njëri-tjetrin, tanëve iu është rikthyer humori i munguar prej kohësh për shkak të rezultateve.

Në fund fjalën e ka marrë edhe trajneri Sylvinho, me brazilianin që ka emocionuar. "Dua t'ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke endërruar", tha braziliani.

Duket se klima është pozitive në ekip dhe ardhja e trajnerit të ri ka bërë që loja të jetë sulmuese, me Sylvinhon që ka qenë i munguari i madh për stolin kuqezi.

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 21/06/2023 12:24

    Lojrat sportive në ekip duhet një shpirt luftarak, kjo i ka munguar kombëtares sonë që nga pensionimi i Lorik Canës..... Brum ka edhe pak punë (harmoni) ekipi me trajnerin e ri dhe një dozë fat arrihet qëllimi.

    Përgjigju
  • Albani: 21/06/2023 11:08

    Ore ca eshte ky servilizem? Ekipi do duket tek ndeshjet me Polonine dhe Cekine, aty do shohim cfare eshte i zoti te beje!! Me Polonin na e shpian njehere tani te shohim a do ua shpojme! Servilizem koti

    Përgjigju
    • Pjeter: 21/06/2023 13:06

      Me Polonine nuk ishin keq!! Pavarsisht rezultatit final, si loje ishte shume mire skuadra, rastet per shenim i pati. Jane tre rezultate ne nje ndeshje, ne fund pune bejne vetem piket kjo nuk ka dyshim, por edhe po humbe , varet shume se si humb!! Nje gje diket qarte, ky trajner po krijon nje grup te mire, nuk eshte mendje madh me lojtaret, e respektojne, dhe po krijon nje ambient ideal qe cunat tane te shprehin me se miri kapacitetet e tyre, per mua kjo eshte ndjesia qe ka krijuar deri tani Braziljani, pastaj, pa dyshim, rezultati final jem edhe konsideraten perfundimtare.

    • Kistra: 21/06/2023 11:21

      Albani, ne leter ashtu eshte por futbolli nuk ka logjik. Cdo ndeshje ka rendesi pasi duhen piket. Polonia humbi ne Moldavi, ja qe nuk ka ndeshje te lehta. Te urojme per mire!

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?