Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Geuiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta 1-2 Bologna.
Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër paraqitjen e kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të.
Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Gjithashtu, trajneri dhe dy ndihmësit e tij, Doriva dhe Zabaleta, uruan Gjimshitin për fitimin e çmimit “Lojtari i Vitit i Kombëtares” në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2024”, të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.