Luiza Gega

Synohet medalja e artë, Luiza Gega ndryshon disiplinë në Krosin Ballkanik! Për herë të parë në këtë garë

8 Nëntor 2023, 16:23| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 16:22

  • Share

Luiza Gega do përfaqësojë Shqipërinë në Krosin Ballkanik të atletikës që do zhvillohet në Bullgari më 11 nëntor. Kampionia dhe rekordmenia shqiptare nuk do jetë më pjesë në disiplinat e saj, ku është kampione Evrope në 3 mijë metra me pengesa, duke marrë pjesë në garën e Krosit Ballkanik.

Kjo disiplinë ka të bëjë me garën në terren kodrinor dhe malor, që do jetë një vrapim në natyrë. Kjo është diçka e re për kampionen shqiptare, që triumfoi me të Artën në Lojërat Mesdhetare.

Në Pirdop të Bullgarisë, Gega do synojë një tjetër medalje të artë. Për t'u theksuar se në Bullgari, Shqipëria ka të vetmen medalje të artë në vitin 1966 në Krosin Ballkanik me sportistet Elisabeta Muço, Lumturi Markolaj dhe Adile Dali, nën drejtimin e trajnerit Sokol Morina.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?