Donald Trump

Bota

Do të kandidojë për herë të tretë? Trump s'e përjashton mundësinë: Shumë njerëz duan, ka metoda për ta bërë këtë gjë

30 Mars, 20:53| Përditesimi: 30 Mars, 21:03

  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e përjashton mundësinë e një mandati të tretë në Shtëpinë e Bardhë. Megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar nga Kushtetuta sipas Amendamentit të 22-të, Trump tha në një intervistë për rrjetin televiziv NBC News se ka metoda për ta ndryshuar këtë gjë.

“Shumë njerëz duan që unë ta bëj këtë”, tha Trump duke iu referuar aleatëve të tij. 

"Por, dua të them, në thelb u them atyre se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, e dini, është shumë herët në administratë."

Kur u pyet nëse donte një mandat tjetër, presidenti u përgjigj: "Më pëlqen të punoj".

“Nuk po bëj shaka. Por unë nuk jam - është shumë herët për të menduar për këtë.", shtoi Trump.

Kur u pyet nëse i janë paraqitur plane për ta lejuar atë të kërkojë një mandat të tretë, Trump tha: "Ka metoda që mund ta bësh".

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?