Syri i Berishes mbushur me lajme disfatiste

Pika e zezë

“Syri” dhe mediat e Berishës mbi 29 lajme në home page vetëm për manipulime: vetëshpallen humbës ende pa bërë zgjedhjet

10 Maj, 20:32| Përditesimi: 10 Maj, 21:13

  • Share

Ndodh prej disa ditësh, por sot ka arritur kulmi kur media e Sali Berishës, Syri.net, por edhe mbështetës të tij në portale e komente online po vetëshpallin humbjen në zgjedhje me pesimizmin dhe denoncimet nga jugu në veri për “grabitje” të votës. Edhe vetë Sali Berisha e ka thyer heshtjen zgjedhore duke u prononcuar për “grabitje” elektorale që më pas, të verifikuara kanë rezultuar të pavërteta.

Mbi 29 lajme në home page vetëm për manipulime, blerje, vjedhje... E nisin me Vlorën ku akuzojnë Vullnet Sinajn, pastaj me Gjirokastrën duke akuzuar policinë, e më pas mbështetës së PD “qajnë” në tryezat e OSBE-së duke paraqitur informacione që duket se vetëm ata i dinë. Pastaj kthehen në Tiranë që denoncojnë manipulime, e më pas zbresin me lajme nga Fieri po me manipulime. Njëri pas tjetrit lajmet e Syri.net dhe analiza e komente të mbështetësve të Berishës vizatojnë një skemë të zezë sikur Shqipëria në këto zgjedhje të mos vëzhgohej nga askush dhe asnjë. Me gjithë SPAK-un e angazhuar, vëzhgesit e partive politike, OSBE-ODIHR, të gjitha OJF-të në gatishmëri, Syri dhe gazetarët e tij një ditë para zgjedhjeve arrijnë të realizojnë rekordin e lajmeve që krijojnë idenë e manipulimit të votës. Pesimizëm dhe përgatitje terreni për mosnjohjen e votës?

Nëse PD po përgatit një terren të tillë harron se sot, në Shqipërinë e 2025, nuk është më një parti që ka ekskluzivitetin e opozitës. Të denoncosh manipulime para se të fillojnë votimet është kulmi i pesimizmit. A po i nxit ky disfatizëm mbështetësit e PD-së të shkojnë të votojnë? Apo bëhet fjalë për boomerang i fundit?

a.m./xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?